Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me polici e SPAK kundër opozitës

VIDEO/ Gol me vlerë 3 pikë në Champions League të Azisë, Jasir Asani nderon Gwangju

VIDEO/ Gol me vlerë 3 pikë në Champions League të Azisë, Jasir Asani nderon Gwangju

15:06, 01/10/2024

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke qenë që tani një nga emrat më të spikatur të këtij turneu.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pasi shënoi 3 gola në ndeshjen e parë historike të Guangju në këtë turne, ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës.

Në ndeshjen ndaj japonezëve të Kawasaki Frontale në transfertë, Asani i nderoi Gwangju në minutën e 21-të të takimit. Ai transformoi me saktësi një penallti, duke çuar sferën në rrjetë, gol ky që i dha fitoren 1-0 në transfertë.

Për Asanin ky ishte goli i katërt në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke u bërë menjëherë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha jo vetëm në Azi, por edhe në Europë, ku ai pret të kthehet vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco