VIDEO/ Jasir Asani godet penallti në Championsin aziatik, shihni ku e dërgon topin ‘ylli’ shqiptar

VIDEO/ Jasir Asani godet penallti në Championsin aziatik, shihni ku e dërgon topin ‘ylli’ shqiptar

12:44, 01/10/2024

Jasir Asani ka arritur të shënojë një tjetër gol të rëndësishëm në Champions League të Azisë me Gwangju FC, në sfidën që këto të fundit po zhvillojnë ndaj Kawasaki Frontale.

Asani arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të takimit, teksa u tregua mjaft i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një gol mjaft i rëndësishëm, me 29-vjeçarin që vazhdon të jetë element kyç për skuadrën koreane, ndërsa i dha avantazhin 1-0 në këtë sfidë.

Kujtojmë se ky është goli i 4-të për lojtarin kuqezi në AFC Champions League, teksa në sfidën e kaluar në Champions ia doli të shënonte 3 gola dhe të dhuronte asist për ekipin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco