Më në fund Mateus duket i kënaqur: Ky është Bayerni më i mirë

Më në fund Mateus duket i kënaqur: Ky është Bayerni më i mirë

12:09, 01/10/2024

Edhe pse Bayerni nuk mundi të merrte më shumë sesa një barazim 1-1 në ndeshjen kryesore kundër Bajer Leverkusen, pavarësisht stilit të tyre dominues të lojës, zhvillimi i rekordmenëve nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani po tregon qartë përmirësim.

Jo vetëm që rezultatet janë sërish të mira, bavarezët po dominojnë vërtet kundërshtarët e tyre.

Ish-futbollisti, njëherazi eksperti televiziv, Lotar Mateus, është shfaqur si një tifoz i madh i binomit Kompani-Bajern.

Mateus, i cili luajti 410 ndeshje për skuadrën nga Mynihu, sheh përparim të rëndësishëm:

“Ky është ekipi më i fortë që kam parë deri tani. Sipas mendimit tim, edhe më mirë sesa nën drejtimin e Pep Guardiolës, sepse ata gjithashtu luajnë përpara furishëm”, shpjegoi 63-vjeçari në “Sky90”.

Krahasimi i Kompani me Guardiolën pas vetëm disa muajsh është sigurisht i diskutueshëm. Por kampioni i botës i vitit 1990 e justifikoi mendimin e tij: “Ata përpiqen gjithmonë të luajnë përpara dhe jo vetëm përballë dhe mbrapa me zotërimin e topit”, tha ish-mesfushori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco