Ronaldo ia kushtoi golin babait të tij të ndjerë: Do doja të ishte gjallë, sepse është ditëlindja e tij

Ronaldo ia kushtoi golin babait të tij të ndjerë: Do doja të ishte gjallë, sepse është ditëlindja e tij

10:25, 01/10/2024

Cristiano Ronaldo e realizoi mbrëmë golin e 904-t në karrierë teksa e ndihmoi ekipin e tij Al Nassr drejt fitores me rezultatin 2-1 ndaj Al-Rayyan.

Ylli portugez realizoi një gol mjaft të bukur me të majtën në minutën e 76-të për fitoren e radhës së ekipit të tij.

Pas ndeshjes, 39-vjeçari bëri një dedikim special dhe prekës për këtë gol.

Në fakt, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, golin ia dedikoi babait të tij, i cili kishte vdekur disa vite më parë.

“Ky gol ka shije ndryshe… Do të doja që babai im të ishte gjallë, sepse sot (dje) është ditëlindja e tij. Ky gol është për të”, theksoi përfaqësuesi portugez pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco