Nis xhiro e dytë e Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Nis xhiro e dytë e Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

10:11, 01/10/2024

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së dytë dhe do të jetë një natë interesante me derbi.

Do të luhet sërish në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, ndërsa këtë herë do të luhet vetëm të martën dhe të mërkurën, ndryshe nga raundi i parë që u luajt edhe të enjten.

Në program janë nëntë ndeshje për t’u zhvilluar ditën e sotme.

Me fillim nga ora 18:45 Salzburg pret Brestin, ndërsa në Gjermani, Stuttgarti do të ketë punë me Spartën e Pragës të futbollistëve shqiptarë si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

Ndeshjet vazhdojnë nga ora 21:00 dhe në orar janë dy derbi të mëdhenj.

Arsenali do të presë Paris Saint Germain në “Emirates”, ndërsa Bayer Leverkusen do të përballet me Milanin në “BayArena”.

Përveç atyre dy dueleve që tërheqin më shumë vëmendjen, na presin edhe disa ndeshje emocionuese.

Epiteti i favoritit absolut në shtëpi ndaj Young Boys i përket Barcelonës, e cila dëshiron të lajë shijen e hidhur të humbjes në Monaco në xhiron e parë, ndërsa Manchester City do të kërkojë fitoren ndaj Slovan në Bratislavë.

Nga ora 21:00 do të luhet dueli ndërmjet Interit dhe Crvena Zvezdës. Sigurisht, ekipi zikaltër është një favorit i madh.

Ndonëse nuk janë ndër favoritët, do të jetë shumë emocionuese dueli mes PSV-së dhe Sportingut, dy skuadra që po luajnë shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco