Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humb 2 sfidat e Ligës së Kombeve

Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humb 2 sfidat e Ligës së Kombeve

21:10, 30/09/2024

 

Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, në këto ditë po përpilon listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Trajneri i Kombëtares do të jetë i detyruar që të bëjë ndryshime për shkak dëmtimesh të lojtarëve. Nëse po pret ende përgjigje për emra si Broja e Manaj që janë jashtë fushave të lojës duke tentuar rikuperimin në kohë, Silvinjo do të ketë një tjetër mungesë të sigurt për këtë grumbullim.

Mesfushori Medon Berisha, i ftuar në Europian dhe i aktivizuar edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës, nuk do të jetë në dispozicion të teknikut.

Djaloshi është dëmtuar në stërvitje disa javë më parë dhe sot, drejtori sportiv i Lecces, Stefano Trinkera, ka konfirmuar për mediat italiane se kthimi i tij në fushë do të jetë pas pauzës për Kombëtaret.

“Pauza do të na mundësojë që të rikuperojmë Medon Berishën”, ka thënë ai, duke iu referuar mesfushorit i cili kishte luajtur si titullar në Serinë A ndaj Torinos duke dhuruar një paraqitje shumë të mirë menjëherë sapo ishte kthyer nga grumbullimi me Kombëtaren kuqezi.

Por më pas ai dëmtim bëri që Berisha të mbetej jashtë fushave të lojës e tashmë të humbasë edhe grumbullimin e tetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco