Evra: Ferguson u largua nga Man.United pasi klubi refuzoi rikthimin e Ronaldos

Evra: Ferguson u largua nga Man.United pasi klubi refuzoi rikthimin e Ronaldos

20:11, 30/09/2024

Patrice Evra ka zbuluar se Sir Alex Ferguson nuk do të ishte larguar nga Manchester United, nëse klubi do t’i plotësonte dy dëshira.

Sipas tij, trajneri legjendar pati kërkuar dy yje. Ata ishin Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

“Ishte vërtet e rëndë për mua të dëgjoja që Ferguson po largohej. Dy javë para përfundimit të kampionatit, mbaj mend që Ferguson më tha: ‘Mediat shkruajnë se po largohem, por do jem këtu edhe 10 vite’”.

“Duheshin 200 mln euro për atë që kërkonte Ferguson. Ai donte Ronaldon dhe Bale, gjithsej 200 mln euro transferime. Klubi refuzoi.

“Imagjinoni situatën e atëhershme me sot. Klubi ka investuar 1 miliard euro deri tani dhe nuk ka fituar asgjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco