Përjashtoi Dembelen nga ekipi, Luis Enrike: PSG ka humbur 4 ndeshje prej tij

Përjashtoi Dembelen nga ekipi, Luis Enrike: PSG ka humbur 4 ndeshje prej tij

19:34, 30/09/2024

 

PSG do të përballet me Arsenalin në transfertë, nesër ora 21:00. Ky takim vlen për Ligën e Kampioneve dhe trajneri i PSG-së, Luis Enrike, është bërë protagonist.

Tekniku spanjoll ka vendosur të përjashtojë Dembelen nga skuadra për këtë takim. Shkak është bërë përplasja me të para këtij takimi, dhe Enrike tregon kështu se nuk e diskuton disiplinën.

Po ashtu përmend dhe ndeshjet, në të cilat sipas tij Dembele ka ndikuar te humbjet.

“Duket sikur ne kurrë nuk humbëm një ndeshje me Dembele. Jo, ne humbëm kundër Njukasëll, Milan, Borusia Dortmund dhe Barçën në shtëpi. Nëse dikush nuk përshtatet me rregullat, nënkupton se nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, u shpreh Enrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco