Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Manchester City humbet kreun, Guardiola: Duhet të gjej zgjidhje pa Rodrin

Manchester City humbet kreun, Guardiola: Duhet të gjej zgjidhje pa Rodrin

16:25, 30/09/2024

 

Pep Guardiola u ankua për humbjen e Rodrit në ndeshjen e parë të Premier Ligës që nga lëndimi i mesfushorit në fund të sezonit, pasi Manchester City humbi pikë në Newcastle.

Trajneri i City0t konfirmoi të premten se një dëmtim i ligamentit i pësuar në barazimin 2-2 të fundjavës së kaluar me rivalët për titull, Arsenalin, do ta mbante larg fushe për pjesën e mbetur të sezonit mesfushorin e tyre.

Dhe kampionët ishin nën nivelin e tyre të zakonshëm pa Rodrin dhe Kevin de Bruynen pasi nuk arritën të ruanin epërsinë e siguruar në pjesën e parë në “St James’ Park”, sepse penalltia e Antoni Gordonit në pjesën e dytë, siguroi një pikë të merituar për vendësit.

“Djema, po ju them. Unë e di që do të më pyesni gjatë gjithë kohës, sigurisht që do të na mungojë Rodri, fiziku, prania e tij, e di këtë”, tha Guardiola. “Por ai nuk është aty, kështu që unë po analizoj (Mateo) Kovaçiçin, Rikon (Ljuis) dhe Bernardon (Silva). Mënyra sesi kemi luajtur, ishte e jashtëzakonshme. Pra, është e thjeshtë, më duhej të gjeja një zgjidhje. Do të doja që Rodri të ishte këtu dhe Oskar Bob të ishte këtu dhe Kevin të ishte këtu dhe (Natan) Ake të ishte këtu, do të më pëlqente. Por është ajo që është”.

Për ndeshjen, trajneri i kampionëve të cilët humbën kryesimin pas kësaj jave, shtoi: “Ata patën momente në 10 minutat e para dhe pas golit të tyre, por në përgjithësi ne luajtëm shumë mirë. Ne morëm vendime të këqija në minutën e fundit për ta dërguar ndeshjen në 2-0. Është gjithmonë e vështirë këtu me fizikun e tyre dhe ata mbrojnë aq thellë. Ne kishim raste, por (Nik) Poup ishte i shkëlqyer, kështu që ne e pranojmë pikën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco