Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD në protestë për djegien e mandatit të Salianjit, i vënë flakën karrigeve...

Ultrasit e arrestuar, presion Inzaghit: Na duhen edhe 200 bileta...

Ultrasit e arrestuar, presion Inzaghit: Na duhen edhe 200 bileta...

15:06, 30/09/2024

Detaje të reja janë publikua nga media italiane mbi presionin e ushtruar nga utrasit Interit dhe Milanit ndaj drejtuesve, lojtarëve dhe trajnerëve.

Marco Ferdico, një nga ultrasit e arrestuar, thuhet se ka folur me trajnerin Inzaghi, si dhe është takuar me ish-mbrojtësin e Interit, Skriniar.

Në një nga bisedat me Inzaghin zbulohet se ultrasit zikaltër kanë kërkuar, duke bërë presion, më shumë bileta për finalen e Champions League.

Sipas asaj që raporton 'Il Corriere della Sera', dokumentet tregojnë synimin e ultrasve për t'i dhënë indikacione taktike Simone Inzaghit në fillim të vitit 2023.

Ferdico, një nga tifozët e arrestuar të ziklatërve, nuk i pëlqen qëndrimi i skuadrës:

“Jo, jo agresiv, por po i them misterit, dua të të them diçka... ja ku je, në Milano, nuk je në provincë... Më vjen keq, por duhet të filloni të nxirrni inatin. Unë do t'i them atij se çfarë dua të bëjë... ja ku je, në Milano... kur të jesh 10 veta, hiq dy “pyka”, fut dy “pyka”...ju kujtohet Berluskoni në...”.

Në fund takimi me Inzaghin në Pinetina do të anulohej, por do të programohej më pas me Milan Skriniar.

Synimi i Marco Ferdicos dhe Mauro Nepit, një tjetër ultras ziklatër, ishte të kuptonin synimet e kapitenit të atëhershëm për rinovimin.

Takimi fillimisht ishte menduar të zhvillohej në Pinetina, por klubi zikaltër e ndërpreu nismën. Përfundimisht ultrasit takojnë Skriniarin në një lokal, pranë stadiumit.

“Gjithsesi po ikën... 100%  e ka vendosur, e patë që po i dridhej zëri... u tremb pak...”, do t’i tregonindy ultrasit kreut të Veriut, Andrea Beretta.

Kontaktet telefonike mes Simone Inzaghit dhe ultrasve të Interit rifillojnë pak para finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t.

Trajneri kritikon mungesën e mbështetjes që iu ofrua skuadrës gjatë finales së Kupës së Italisë: “Kam lexuar mesazhin se “Curva” nuk këndon në një finale... u zemërova (... ) në kuptimin... jo me ju... me shoqërinë”.

Inzaghi raporton se i ka kërkuar klubit të gjejë një zgjidhje. "Kanë mbetur edhe 4 orë... përpiquni ta rregulloni këtë gjë, sepse nuk ekziston (...) zgjidheni... ky ishte apeli im, Marco".

Greva e tifozëve përfundimisht përfundon, me ultrasit që kthehen për të kënduar pas 15 minutave të ndeshjes.

Me rastin e finales së Champions League, ultrasit i bëjnë një kërkesë Simone Inzaghit.

“Po ta them shkurtimisht, mister... na dhanë 1000 bileta... bëmë llogaritë... na duhen edhe 200 të tjera që të jemi të sigurt...”, thotë Ferdico në telefon.

Inzaghi vihet në dispozicion: "Unë po flas me Ferrin, me Zanettin, me Marottën... Unë po flas me ata (...) pastaj do t'ju njoftoj diçka... Unë i them atij... që kam folur me ju  dhe se kishit folur tashmë me Ferrin dhe Zanettin (…) Marco, unë... do të marr masa dhe do t'ju them se çfarë do të më thonë".

Në fund, numri i biletave në dispozicion të ultrasve për ndeshjen kundër Manchester City-t shkon në 1500.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco