Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD në protestë për djegien e mandatit të Salianjit, i vënë flakën karrigeve...

Messi tregon skuadrën angleze që lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Messi tregon skuadrën angleze që lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

14:56, 30/09/2024

Duket e pabesueshme, por disa lojtarë të Barcelonës më shumë e kanë urryer gjigantin anglez Chelsean, se sa rivalin e tyre të përjetshëm Real Madridin.

Ka qenë Lionel Messi që ka zbuluar se disa nga shokët e skuadrës së tij urrenin më shumë londinezët se sa madrilenët.

Argjentinasi ishte vetëm 18 vjeç kur vendosi të bënte publikisht komentet gjatë një interviste me News of the World disa vite më parë.

Në atë kohë, pati përplasje të mëdha të keq mes Barcelonës dhe Chelseat pasi “Blutë” bënë një rikthim të paharrueshëm në “Stamford Bridge” në atë që ishte një ndeshje dramatike e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Ka lojtarë të Barcelonës këtu që e urrejnë Chelsean më shumë se Real Madridin”, kishte deklaruar Messi në atë kohë.

“Kurrë nuk e kam menduar se do ta dëgjoja veten duke thënë këtë. Gjithashtu nuk kam menduar se do të shoh diçka më të keqe se rivaliteti i Boca dhe River Plate apo Brazili kundër Argjentinës, por kjo është.

Ne më mirë do të luanim me Arsenalin, Manchester Unitedin apo dikë tjetër sesa të ishim në fushë me Chelsean”, deklaronte Messi.

Por për dallim nga ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Messi duket se ka simpati për Chelsean, pasi londinezët janë ndër skuadrat e pakta që ylli argjentinas i ndjek në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco