I dha ‘lamtumirën’ Kombëtares, Griezman e shënoi ndaj Shqipërisë golin e parë zyrtar me Francën

I dha ‘lamtumirën’ Kombëtares, Griezman e shënoi ndaj Shqipërisë golin e parë zyrtar me Francën

14:02, 30/09/2024

Antoine Griezman ka qenë një nga pikat kyçe të kombëtares së Francës.

Me tërheqjen e tij, trajneri Didie Deshamp duhet të gjejë futbollistin ideal për të mbuluar pozicionin që ai mban në fushë.

33-vjeçari kaloi një dekadë duke luajtur për “Les Bleus” me debutimin e tij në mars 2014, duke luajtur 137 ndeshje për ekipin e tij kombëtar dhe duke shënuar 44 gola në proces.

Golin e tij të parë në ndeshje zyrtare e ka shënuar kundër Shqipërisë në “EURO 2016”, me kokë në minutën e 90-të. Më parë ai kishte shënuar në sfida miqësore.

Në atë kohë, sulmuesi shijoi një turne të jashtëzakonshëm pasi fitoi “Këpucën e Artë” duke shënuar gjashtë gola në Europian.

Franca fitoi Kupën e Botës dy vjet më vonë në Rusi, me Griezman që luante një rol kyç në suksesin e kombit të tij.

Nga dekada e tij në skenën ndërkombëtare, Antoine është i katërti në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave për meshkuj, dhe vetëm Hugo Loris dhe Lilian Turam kanë bërë më shumë paraqitje se ai.

Ndeshja e fundit e Griezman për Francën është ajo në gjysmëfinalet e Euro 2024, ku skuadra e Deschamps pësoi një disfatë zhgënjyese ndaj fitueses eventuale Spanjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco