Çfarë mund t’i kishte ndodhur portierit Courtois nëse nuk do të ndërpritej derbi?

Çfarë mund t’i kishte ndodhur portierit Courtois nëse nuk do të ndërpritej derbi?

13:46, 30/09/2024

Derbi i nxehtë mes Atleticos së Madridit dhe Realit Madridit, i luajtur këtë të diel, është shënuar nga incidenti i ashpër mes portierit Courtois dhe tifozëve “Los Colchoneros”, Loja u ndërpre për 20 minuta pasi u hodhën disa sende drejt lojtarit belg.

Sipas “El Chiringuito”, situata mund të kishte precipituar, pasi një nga tifozët e identifikuar për hedhjen e çakmakut kishte marrë edhe një thikë në stadium.

I pyetur për situatën, José Luis Tucho, inspektor i policisë i pranishëm në derbin e Madridit, e la të hapur këtë mundësi dhe konfirmoi se tifozët në fjalë janë identifikuar dhe përjashtuar.

“Kishte tifozë të identifikuar dhe disa të përjashtuar. Disa mbanin sende të palejuara, por kjo është një çështje që do të mbetet për hetim”, theksoi Tucho.

“Ne u takuam në dhomën e zhveshjes së arbitrit me të gjitha palët e përfshira, ekipin teknik, lojtarët, arbitrin dhe unë. Në fund të bisedës, i thashë arbitrit që nëse ai do të fliste me tifozët dhe ata do të arsyetonin, ne mund të vazhdonim. Ai tha po dhe kështu ndodhi”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco