Konsiderohet ‘ylli’ i ardhshëm i Barcelonës, menaxheri i njohur i bën dhuratë fanellën e Ronaldos

Konsiderohet ‘ylli’ i ardhshëm i Barcelonës, menaxheri i njohur i bën dhuratë fanellën e Ronaldos

12:32, 30/09/2024

Futbollisti i ri që po spikat në “La Masía”, Adam Qaroual (shtetas gjerman me origjinë marokene), postoi paraditen e kësaj të hëne një fotografi me Jorge Mendes, menaxherin e njohur portugez, që punon me emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo.

Mesfushori sulmues luan për Barcelonën U-13. Ai mbërriti në vitin 2023 nga skuadra holandeze, PSV Eindoven.

Të shtunën e kaluar, i riu mori një fanellë të Cristiano Ronaldos, të ofruar nga përfaqësuesja. Ai bëri një postim në rrjetet sociale duke e falënderuar menaxherin e njohur: “Me njeriun unik... faleminderit për dhuratën e bukur, Jorge!”, ka shkruar djaloshi.

Media në Spanjë e interpreton këtë fotografi që një përkëdhelje që po i bën menaxheri i njohur lojtarit të talentuar, me perspektivën që në të ardhmen të bëhet përfaqësues i tij.

Medes përfaqëson shumë talentë të futbollit, duke përfshirë emra të shquar si: Lamine Yamal, Ansu Fati, Alejandro Baldé, Guille Fernández etj.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco