Luis Enrique s’pyet më për emra të mëdhenj, i tregon vendin Dembelesë

Luis Enrique s’pyet më për emra të mëdhenj, i tregon vendin Dembelesë

12:03, 30/09/2024

Luis Enrique e drejton me dorë të hekurt ksuadrën e PSG. Tani që në skuadër nuk ka “yje” të kalibrit të Messit, Neymarit apo Mbappesë, për trajnerin spanjoll është me e lehtë për ta menaxhuar organikën.

Ndërkohë që të gjithë sytë janë tek episodi i parë i dokumentarit të tij që do të transmetohet këtë mbrëmje, trajneri mbetet i fokusuar në punën e tij në krye të kampionëve të Ligue 1, asturiani ka vendosur të lërë jahstë listës së të grumbulluarve për ndeshjen e Championsit kundër Arsenalit, sulmuesin Ousmane Dembélé.

Arsyet? Thjesht disiplinore, sipas RMC. Gazeta “L'Equipe” shton se pas ndeshjes kundër Rennes, Luis Enrique dhe ish-anësori i Barcelonës patën një debat të fortë, për këtë arsye ish-trajneri i Spanjës vendosi ta lërë jashtë skuadrës lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco