Lajmi i fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha takim me demokratët e Michiganit në SHBA

Arbitri kërcënon me vdekje lojtarin në fushë

Arbitri kërcënon me vdekje lojtarin në fushë

11:10, 30/09/2024

Fillimi i sezonit nuk është i mirë për arbitrin Fabio Maresca. Gjyqtari, pas gabimit në Milano-Torino në javën e parë të Serisë A (penallti e dhënë për Morata-n dhe më pas e hequr nga VAR) është në qendër të një stuhie pas arbitrimit të një ndeshjeje në Kuvajt.

Sfida në fjalë është ajo mes Al-Arabi dhe Kuvajt SC, e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.

Gjyqtari nga Napoli ka kërcënuar me vdekje Khaled Al-Murshed, mesfushorin e Al-Arabi, të cilit do t'i drejtohej me fjalët "do të të vras".

Akuzat vijnë drejtpërdrejt nga llogaria X e Adnan Mahmoud Abel, anëtar i Bordit të Drejtorëve të ekipit kuvajtian.

Avokati ka shkruar në profilin e tij se do të bëjnë menjëherë kallëzim në polici për ngjarjen, duke pretenduar se ka edhe video dhe prova.

Fabio Maresca është rikthyer në Itali: për momentin Federata e Futbollit dhe Shoqata Italiane e Arbitrave nuk kanë marrë asnjë komunikim nga Kuvajti, madje as raportin klasik për performancën e drejtuesit të ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco