Lajmi i fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha takim me demokratët e Michiganit në SHBA

Ten Hag as që e mendon shkarkimin: Nuk e kam atë shqetësim

Ten Hag as që e mendon shkarkimin: Nuk e kam atë shqetësim

09:59, 30/09/2024

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, ka këmbëngulur se ai nuk ka frikë të shkarkohet pavarësisht humbjes së rëndë 3-0 në shtëpi ndaj Tottenhamit të dielën.

I pyetur nëse ai është i shqetësuar se “shefat” e tij të Man. United mund të kërkojnë të ndryshojnë menaxherin, Ten Hag tha:

"Unë nuk po mendoj për këtë. Ne morëm vendimin nga një rishikim i qartë se çfarë duhet të përmirësojmë dhe si duam të ndërtojmë një skuadër, por e dinim se do të kërkonte pak kohë. Na duhet pak kohë. Ne jemi të gjithë në një drejtim. Edhe pronarët, stafi dhe lojtarët nuk e kam atë shqetësim.”

Ten Hag ishte kritik për golin që skuadra e tij pësoi nga Tëente në barazimin 1-1 të në Europa League të mërkurën kur mbrojtësi Bart van Rooij kaloi në qendër të mesfushës së United.

Thuajse në të njëjtën mënyrë ‘Djajtë e kuq’ e pësuan edhe ndaj ekipit londinez .

"Nuk mund të ndodhë dy herë në katër ditë që një mbrojtës të mund të driblojë në të gjithë ekipin. Nuk mund të bësh gabime të tilla në futboll.

Jam i shqetësuan që por përsëritet i njëjti gabim, por është e qartë dhe e qartë kjo nuk duhet të ndodhë dhe veçanërisht kur e kemi trajtuar kaq shumë në analizat tona”.

Nuk do të jetë më e lehtë për Ten Hag dhe Manchester United  në ditët në vijim, pasi do të luajnë në trasfetrta shumë të vështira me porton në Europa League dhe Aston Villan në Premier.

Ndeshja në “Villa Park”, të dielën, është e fundit e United para pushimit për ndeshjet e kombëtareve dhe një tjetër paraqitje e dobët do të nxiste edhe më shumë zërat për shkarkimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco