Ancelotti: Mëkat që pësuam në fund, ndërprerja e ndeshjes e drejtë

Ancelotti: Mëkat që pësuam në fund, ndërprerja e ndeshjes e drejtë

09:18, 30/09/2024

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, shpreh keqardhjen për golin e pësuar në minutat shtesë në derbi, duke bërë që skuadra e tij të linte dy pikë në “Metropolitano”.

Pezullimi i ndeshjes: “Mendoj se ishte veprim i drejtë i arbitrit. Na u desh të ndalonim, disa gjëra u rregulluan dhe filluam përsëri. Natyrisht, askujt nuk i pëlqejnë kësi incidentesh, të gjithë donin të luanin. Megjithatë, gjyqtari veproi mirë. Unë jam thjesht trajner, kontrolloj aspektin sportiv.

Keqardhja: “Na djeg pak barazimi, sepse ishim shumë pranë fitores. Mund të ndodhë, kundërshtari ishte shumë i fortë, ka shumë cilësi. U ndëshkuam në minutën e fundit, mëkat i madh. E kontrolluam mirë ndeshjen, ishim afër fitores. Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk dëshpërohemi. Pika e marrë këtu mund të jetë e mirë për të ardhmen, shikoni sezonin e kaluar.”

Ndeshje e ekuilibruar: “Ishte një ndeshje shumë e kontrolluar nga të dyja palët, u kujdesëm shumë për mbrojtjen. Mund të ndodhte, qëllimi ishte të bënim më mirë se sezonin e kaluar dhe ia dolëm, u mbrojtëm mirë. Mund të kishim më shumë shpejtësi me topin.”

 Camavinga dhe Tchouameni: “Camavinga është mirë, por vjen nga një dëmtim 40-ditor. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, jo ideale për të. Ai do të mund të luajë të mërkurën. Tchouameni bëri shumë mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco