VIDEO/ Shënojnë Politano e Kvara, Napoli rikthet në krye të Serisë A

VIDEO/ Shënojnë Politano e Kvara, Napoli rikthet në krye të Serisë A

22:38, 29/09/2024

Napoli ruan vendin e parë në Serinë A pas javës së gjashtë. Skuadra napolitane, e drejtuar nga Antonio Conte, fitoi pastër 2-0 përballë Monzas në stadiumin “Maradona”, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë.

Rezultatin e zhbllokoi Politano në në minutën e 22-të, duke e çliruar psikologjikisht ekipin vendës (shiko golin).

Goli i sigurisë nuk vonoi shumë: në të 33-tën, McTominay Tominay asistoi Kvaraskhelian, që nuk e humbi mundësinë për golin e 2-0(shiko golin).

Gjatë pjesës së dytë, Napoli i Contes i mjaftua me administrimin e rezultatit, pa e rrezikuar fitoren, që e mban në krye të klasifikimit në Serinë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco