Gvozdenovic: Jam shumë i mërzitur, përgjegjësia ime

Gvozdenovic: Jam shumë i mërzitur, përgjegjësia ime

21:41, 29/09/2024

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, nuk e fshehu keqardhjen për mënyrën se si skuadra që ai drejto u mposht nga Tirana, duke shpërdoruar epërsinë e pjesës së parë.

“Gjatë 15 minutave të para patëm probleme midis linjave. Me Rabiun u rregulluam, pastaj ishim mirë, kapëm lojën, shënuam golin, ishim në ekuilibër, ishim skuadra më e mirë në ato momente. Pastaj pësuam gol, një gol shumë naiv. Duhet ta mbulonim më fort dhe të mos hapnim rrugën për golin. Dy golat e Prengajt e vendosën ndeshjen. Jam i mërzitur, ishte përgjegjësia e imja, dua ta uroj Tiranën për fitoren.

Vitin e kaluar ishim më mirë jashtë se në Korçë. Tani jemi më mirë në Korçë se jashtë. Pjesa e parë nuk pati shumë probleme nga krahu i djathtë. 

Goli erdhi shumë shpejt, reagova me zëvendësimet, por gabimi ndodhi. Në golin e parë Luço Vazkes duhet të shkonte më afër Vangjelit. Në golin e dytë duhet të ishim në ekuilibër. Jam shumë i mërzitur nga rezultati.

Kemi nevojë për pikë, kampionati është shumë i fortë. Në shumë ndeshje luajmë bukur, por na mungojnë pikët. 

Jam trajner që mendoj të luajmë futboll të bukur dhe ofensiv. Tani jemi më të pjekur, tani kërkoj të luajmë bukur, por edhe me mendje, të rijmë në ekuilibër, kur ka mundësi të marrim edhe 1 pikë”, u shpreh Gvozdenoviç. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco