Prengaj nderon Tiranën, dygolëshi i tij përmbys Skënderbeun

Prengaj nderon Tiranën, dygolëshi i tij përmbys Skënderbeun

20:59, 29/09/2024

Tirana fitoi 2-1 me përmbysje përballë Skënderbeut në ndeshjen që përmbylli javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Një ndeshje me dy fytyra nga bardheblutë në “Air Albania”, pasi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli, por rikuperuan gjithçka në të dytën me të njëjtin autor, Prengaj.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e një goli të skuadrës vendëse, e cila e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 38-të me penallti.

Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta, por kryesori, Enea Jorgji, i tregon kartonin e verdhë për simulim sulmuesit.

Pak çaste më vonë, Jorgji ftohet të shohë pamjet nga sistemi VAR për një kontakt me Haxhiun. Kryesori sheh pamjet në ekran dhe në fund ndryshon mendimin duke dhënë penallti e hequr kartonin e verdhë.

Rashica, që e fitoi penalltinë, e shndërroi vetë në gol, 0-1

Sapo nis pjesa e dytë, Tirana gjen golin e barazimit: Prengaj tund rrjetën brenda 25 sekondash lojë nga vërshëllima e gjyqtarit për nisjen e fraksionit të dytë.

I njëjti autor realizoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Tiranë në minutën e 77-të. Rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar gjatë minutave të mbetura të lojës.

Kjo ishte fitorja e parë për Tiranën në kampionat pas gjashtë barazimesh radhazi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco