Prengaj shënon sapo nis pjesa e dytë, barazohet rezultati në Tirana - Skënderbeu

Prengaj shënon sapo nis pjesa e dytë, barazohet rezultati në Tirana - Skënderbeu

19:54, 29/09/2024

Po luhet në Korçë ndeshja Tirana - Skënderbeu, e cila mbyll javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e një goli të skuadrës vendëse, e cila e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 38-të me penallti.

Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta, por kryesori, Enea Jorgji, i tregon kartonin e verdhë për simulim sulmuesit.

Pak çaste më vonë, Jorgji ftohet të shohë pamjet nga sistemi VAR për një kontakt me Haxhiun. Kryesori sheh pamjet në ekran dhe në fund ndryshon mendimin duke dhënë penallti e hequr kartonin e verdhë.

Rashica, që e fitoi penalltinë, e shndërroi vetë në gol, 0-1

Sapo nis pjesa e dytë, Tirana gjen golin e barazimit: Prengaj tund rrjetën brenda 25 sekondash lojë nga vërshëllima e gjyqtarit për nisjen e fraksionit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco