VIDEO/ Man. United bën gjithçka keq, Tottenhami i shënon tri herë në ‘Old Trafford’

VIDEO/ Man. United bën gjithçka keq, Tottenhami i shënon tri herë në ‘Old Trafford’

19:25, 29/09/2024

Manchester United pëson një humbje të rëndë 0-3 përballë Tottenhamit në “Old Trafford”, në një ndeshje ku gjithçka shkoi keq për “Djajtë e Kuq”. Goli i shpejtë i Johnson dhe kartoni i kuq u Bruno Fernandesit kushtëzuan lojën e vendësve, që në pjesën e dytë u ndëshkuan me dy gola të tjerë të realizuar nga Kulusevski dhe Solanke.

Zhbllokohet shumë shpejt takimi i “Old Trafford” mes Manchester United dhe Tottenhami. Pa u mbushur tri minuta lojë, vendësit thyhen në sulm dhe kapen “gafil” në mbrojtje, me Johnson që e ka të thjeshtë ta shtyjë topin drejt rrjetës, 0-1.

Shkon gjithçka keq për Manchester United, Bruno Fernandes ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 42-të.

Manchester United pëson golin e dytë sapo skuadrat dalin në fushë nga pushimi mes pjesëve. Skuadra vendëse kapet sërish në befasi nga londinezët, që kundërsulmojnë nga e djathta, me Kulusevskin që thjesht e shtyn drejt rrjetës, 0-2.

Në minutën e 77-të vjen edhe goli i tretë i shënuar nga Solakne, që shtyn drejt rrjetës topin e devijuar me kokë nga Sarr, 0-3.

(Goli i Sarr)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco