VIDEO/ Kulusevski shënon të dytin për Tottenhamin, Man. United pa shpresë

VIDEO/ Kulusevski shënon të dytin për Tottenhamin, Man. United pa shpresë

18:44, 29/09/2024

Epërsi i dyfishtë e Tottenhamit ndaj Manchester United me gola të Johnson dhe Kulusevski.

Mbyllet me avantazhin e Tottenhamit pjesa e parë e ndeshjes me Manchester United më “Old Trafford”. Sikur të mos mos mjaftonte goli i shpejtë i realizuar nga miqtë, në fundin e fraksionit hapës vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë.

Zhbllokohet shumë shpejt takimi i “Old Trafford” mes Manchester United dhe Tottenhami. Pa u mbushur tri minuta lojë, vendësit thyhen në sulm dhe kapen “gafil” në mbrojtje, me Johnson që e ka të thjeshtë ta shtyjë topin drejt rrjetës, 0-1.

Shkon gjithçka keq për Manchester United, Bruno Fernandes ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 42-të.

Manchester United pëson golin e dytë sapo skuadrat dalin në fushë nga pushimi mes pjesëve. Skuadra vendëse kapet sërish në befasi nga londinezët, që kundërsulmojnë nga e djathta, me Kulusevskin që thjesht e shtyn drejt rrjetës, 0-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco