VIDEO/ Vjen fitorja e  katër radhazi për Eintrachtin e Frankfurtit, Werderi përmbys Hoffenheimin

VIDEO/ Vjen fitorja e katër radhazi për Eintrachtin e Frankfurtit, Werderi përmbys Hoffenheimin

18:35, 29/09/2024

Eintrachti i Frankfurtit fitoi thellë 2-4 në fushën e Hostiel Kiel, duke ruajtur vendin e dytë në renditjen e Bundesligës, madje me një diferencën vetëm prej një pikë me Bayernin e Mynihut, që u ndal në barazim 1-1 me Leverkusenin.

E zhbllokoi për miqtë rezultatin Marmoush në minutën e 25-të, por Machino barazoi me 11-metërsh në të 31-tën.

Pjesa e dytë nisi me gol për Eintrachtin e Frankfurtit, pasi shënoi Matanovic, por Machino ktheu përkohësisht baraspeshën në të 50-tën.

Pas këtij momenti, ndeshja foli për miqtë që realizuan dy gola të tjerë me Marmoush dhe Tuta.

Hoffenheim prishi starti perfekt ndaj skuadrës së Werder Bremen, duke u mundur me përmbysje 4-3 në “PreZero Arena”.

Një dygolësh i Bulter dhe goli i Hlozek u dhanë avantazhin e trefishtë vendasve që në minutën e 12’-të, mirëpo në momentin kur mendohej se do të siguronin një fitore e madhe, Nsoki ndëshkohet me kartonin e kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Pas këtij momenti filloi dominimi i Werderit me argjentinasin Julian Malatini, që ngushtoi diferencën në 3-1 dhe më pas danezi Jens Stage shënoi tre gola për të siguruar fitoren spektakolare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco