Lleshi, ‘heroi’ e Elbasanit në ‘Adush Muça’

Lleshi, ‘heroi’ e Elbasanit në ‘Adush Muça’

18:05, 29/09/2024

Elbasani katapultohet në vendin e tretë të Kategorisë Superiore falë fitores me Bylisin në “Adush Muça”. Verdhezinjtë iu falën golit të Lleshit në minutën e 76-të për të marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Elbasani u tregua një skuadër cinike, duke u mbrojtur mire, por pa lënë mënjanë sulmet në portën vendëse.

Lleshi, autori i golit të vetëm të ndeshjes e dërgoi topin në rrjetë pas pasi ishte hedhur në fushë.

Elbasani zhvilloi një lojë të fortë, me përplasje në fushë, çka reflektohet me kartonët e shumë të marrë nga verdheblutë, plot gjashtë.

Elbasani me këtë sukses shkon në kuotën e 12 pikëve, me pikë të barabarta me Partizanin dhe një më pak se Vllaznia kryesuese.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco