Inter Miami i Lionel Messit nuk shkoi përtej një barazimi në raundin e fundit të Major League Soccer kundër Charlotte FC në MLS.
Në fund të ndeshjes (1-1) ishte pikërisht ylli argjentinas që la firmën e tij me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës.
Megjithatë, nuk ishte një ndeshje e lehtë për tetë herë fituesin e Topit të Artë, i cili debatoi për një kohë të gjatë me arbitrin, duke e ofenduar dhe rrezikuar një karton të kuq.
Pati shumë polemika nga sulmuesi argjentinas ndaj arbitrit, me kulmin e arritur pas penalltisë së dhënë dhe më pas të anuluar nga VAR-i.
“Ti je djalë i keq, je djalë i keq. Bir k...., je djalë i keq”, janë fjalët e shprehura nga futbollisti, i cili rrezikoi të përjashtohej me karton të kuq.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: