Shënoi dy gola kundër Xhenoas, Vlahoviç: Kritikëve u përgjigjem në fushë

Shënoi dy gola kundër Xhenoas, Vlahoviç: Kritikëve u përgjigjem në fushë

21:39, 28/09/2024

Dushan Vlahoviç shënoi dygolësh kundër Xhenoas. Pas triumfit të Juventusit, ai foli për DAZN: “Më e rëndësishme është që ne fituam dhe duam të vazhdojmë kështu”.

Festa që shumëkujt iu duk polemikë?

“Nuk ka asnjë problem, njerëzit flasin. Nëse shënon një gol je më i miri, nëse jo je më i keqi. Gjithçka është normale, më takon mua të përgjigjem në fushë dhe patjetër që do ta bëj. Njerëzit presin që unë të zgjidh ndeshjet dhe është normale, nuk iki. Gjithmonë bëj gjithçka. 100% jam super i qetë dhe do të jap gjithmonë maksimumin në fushë kur nuk shënon është e vështirë, por sot fituam dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.

Çfarë mendoni për Konseisao, golin e tij të parë për Juventusin?

“Shumë i fortë, ai po na jep një dorë të shkëlqyer. Na ka munguar kur ai nuk ishte me ne për shkak të lëndimit, tani shpresoj që shumë asistime të vijnë për mua.”

Sa gola dëshiron të shënojë Vlahoviç?

“Nuk e di, nuk i vendos kufij vetes, shikoj ndeshje pas ndeshje dhe bëj më të mirën. Më pas do të marr çfarëdo që të vijë, por e rëndësishme është fitorja sepse kjo fanellë e kërkon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco