VAR, karton i kuq dhe 3 gola/ Dinamo përmbys Vllazninë në minutën e 95-të

VAR, karton i kuq dhe 3 gola/ Dinamo përmbys Vllazninë në minutën e 95-të

21:16, 28/09/2024

Dinamo ka mposhtur 2-1 Vllazninë në “Elbasan Arena”.

Dhe pse Vllaznia e mbylli në avantazh pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për javën e 7-të të Superiores, dinamovitët përmbysën gjithçka në të dytën.

Gjithçka erdhi pas daljes me karton të kuq të Salës nga Vllaznia, i cili ishte dhe autori i golit për shkodranët në pjesën e parë. Dinamo shënoi fillimisht me Itodo Mandelën në minutën e 79-të, ku i erdhi në ndihmë VAR pasi fillimisht anësori akordoi pozicion jashtë loje.

Më pas Bregu e ktheu në “dramë”. Lojtari i afruar në merkaton e verës shënoi për 2-1 në sekondat e fundit të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco