Liverpooli merr 3 pikë të ‘arta’ jashtë fushe dhe kreun e Premier League

Liverpooli merr 3 pikë të ‘arta’ jashtë fushe dhe kreun e Premier League

20:47, 28/09/2024

Liverpooli mposhti mbrëmjen e sotme Wolves me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Premier Ligës, duke siguruar 3 pikë të arta në këtë transfertë delikate. 

Duket se të kuqtë ia kanë marrë dorën Wolvesit, ku në 16 përballjet me njëra-tjetrën në Premier Ligë, Liverpooli ka triumfuar 15 herë.

Konate hapi serinë e golave në minutën e 45+2, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.

Vendasit arritën të reagonin në minutën e 56-të, me Ait Nouri, që vendosi baraspeshën e përkohshme, teksa për golin e fitores mendoi Salah në minutën e 61-të, me egjiptianin që goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco