Premier League/ Arsenali fiton në frymën e fundit dhe kap Cityn në renditje

Premier League/ Arsenali fiton në frymën e fundit dhe kap Cityn në renditje

18:20, 28/09/2024

Chelsea ka triumfuar 4-2 përballë Brightonit në kuadër të javës së gjashtë në Premier League.

Golat për “Blutë” i shënoi Cole Palmer (21′, 28′, 31′, 41′), ndërsa për “Pulëbardhat” realizuan Georgingo Rutter (7′) dhe Carlos Baleba (34′).

Arsenali triumfoi 4-2 përballë Leicesterit, me Leandro Trossard që i shpëtoi nga barazimi në minutat e fundit.

Belgu realizoi dy gola në këtë takim, derisa tjetrën e shënoi Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz.

Për “Dhelprat” shënoi James Justin po ashtu me dy gola.

Arsenali me këtë është në vendin e dytë me 14 pikë, aq sa City, ndërsa Chelsea ka një më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco