Lajmi i fundit

Dënimi politik i Salianjit: PD nis dosjen shpjeguese në kancelaritë e botës

Theo shkruan historinë, arrin rekordin që mbahej nga 'legjenda' Maldini

Theo shkruan historinë, arrin rekordin që mbahej nga 'legjenda' Maldini

11:49, 28/09/2024

 

Theo Hernandez vazhdon të tregojë javë pas jave se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. 

Mbrojtësi francez gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme kundër Leçes dhe arriti të barazojë një rekord të vendosur nga një legjendë e klubit kuqezi.

Me golin e realizuar kundër Leçes, Theo Hernandez shënoi golin e tij të 29-të me fanellën kuqezi, duke barazuar Paolo Maldinin si mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në historinë e Milanit.

Edhe vetë Maldini, flamuri i kuqezinjve, e komplimentoi francezin për këtë arritje në rrjetet sociale: " Theo i madh. Ndryshimi i vogël është se mua m'u deshën 25 vjet, ty tu deshën 5 vite. Ti je i veçantë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco