Lajmi i fundit

Dënimi politik i Salianjit: PD nis dosjen shpjeguese në kancelaritë e botës

Serie A/ I mjafton pjesa e parë, Milani kalon me lehtësi Leçen

Serie A/ I mjafton pjesa e parë, Milani kalon me lehtësi Leçen

22:49, 27/09/2024

Milani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 3-0, Leçen e Ylber Ramadanit. Kuqezinjtë e Fonsekës arritën të shënonin 3 gola për 5 minuta në pjesën e parë, duke siguruar 3 pikë të arta.

Serinë e golave e hapi Morata në minutën e 38-të, për t’u pasuar nga golat e Teo Hernandez dhe Pulisiç në minutat 41 dhe 43. 

Fragmenti i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola, ndërkohë që kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, Bartesaghi i aktivizuar në minutën e 75-të, u ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrje të gabuar. 

Për sa i përket Ramadanit, ai u aktivizua titullar në këtë përballje, por pa mundur të linte gjurmë. 

Duelin e radhës Milani do e luajë në transfertë ndaj Fiorentinës, ndërsa Leçe luan sërish në transfertë, kësaj here ndaj Udinezes. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco