Magji në mesjavë në Ligën e Kampionëve

Magji në mesjavë në Ligën e Kampionëve

18:10, 27/09/2024

Formati i ri i Uefa Champions League duket se do të na bëjë të gjithëve të ëndërrojmë, duke na dhuruar një magji sportive të pakrahasueshme. Klubet legjendare evropiane sërish përballë njëra-tjetrës në një maratonë superndeshjesh që do ta shndërrojë mesjavën në ekranin e TRING SPORT, një tribunë të mirëfilltë emocionesh.

Jemi në fazën e re të ligës, ku 36 ekipe po luftojnë për çdo pikë në atë që është konsideruar si një turne i ri brenda Ligës së Kampionëve.

Image

Të martën, kampionët gjermanë në fuqi të Bajërn Leverkusen do të sfidojnë në shtëpi Milanin në ekzaltim pas fitores së shumëpritur në derbin milanez. Të dyja ekipet kërkojnë konfirmimin mes më të mirëve dhe sfida premton spektakël. Ndërkohë që një tjetër superduel është ai anglo-francez, mes londinezëve të Arsenalit dhe gjelave të Paris Saint Germain.

Image

Të mërkurën, Bolonjën surprizuese që tenton të realizojë ëndrrën në Champions, e pret një super përplasje me The Reds të Liverpulit, plot energji pas fitores me kuqezinjtë italianë, ndërkohë që bardhezinjtë e “Zonjës së Vjetër” udhëtojnë drejt Gjermanisë ku i presin luftarakët e Leipzigut, për një tjetër super ndeshje italo-gjermane.

Dy italianet e tjera, Inter dhe Atalanta, i presin përkatësisht takimet me Crvena Zvezda të martën dhe Shakhtar të mërkurën.

Dy supersfida të tjera që do të luhen mbrëmjen e 2 tetorit do të jenë ato mes Aston Vilës dhe Bajërnit të Mynihut pas dy fitoreve bindëse në raundin e parë dhe ajo mes porrtugezëve të Benfikës dhe spanjollëve të Atletiko Madrid.

Image

Të martën dhe të mërkurën do të keni mundësi të ndiqni 18 supersfida në kanalet sportive të platformës TRING, në një maratonë të pafundme, ashtu sikurse edhe mbulimin e drejtpërdrejtë të gjithçkaje që do të ndodhë në fushë dhe më tej, përmes liveshow të dedikuar Studio Champions League, me Eva Muratin, Lorik Canën dhe një panel të ftuarish ndër më të njohurit mes ekspertëve të futbollit ndërkombëtar.

Kjo është magjia e Ligës së Kampionëve, kjo është magjia e TRING SPORT, platformës më të madhe sportive në vend, me një propozim absolutisht të pakrahasueshëm me asnjë tjetër në Shqipëri.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco