Karamelja e gazetarit e shpëtoi nga kolla, Flick e falënderon me një “dhuratë”

Karamelja e gazetarit e shpëtoi nga kolla, Flick e falënderon me një “dhuratë”

15:48, 27/09/2024

Konferenca e fundit për shtyp e trajnerit Hansi Flick para ndeshjes kundër Getafes ditën e kaluar, u shënua nga një incident i vogël: gjermanin e kapi një kollë e fortë dhe e gjatë që e pengoi ta zhvillonte normalisht konferencën.

Pasi piu ujë, Flick u largua për disa çaste, po përsëri e zuri kolla. Herën e dytë ai mori një karamele nga një gazetar për të vazhduar me daljen para medias.

72 orë më pas, trajneri gjerman donte të bënte një gjest mirënjohjeje ndaj Xavi Lemus, reporter i Esports3 (TV3), duke i dhënë një paketë karamele dhe duke i shtrënguar dorën me dashuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco