Operohet Rodri, Guardiola: Fatkeqësisht, morëm lajmin më të keq

Operohet Rodri, Guardiola: Fatkeqësisht, morëm lajmin më të keq

15:37, 27/09/2024

Rodrigo Hernández iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm në klinikën “Olympia”, i kryer nga doktor Manuel Leyes për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar në këmbën e djathtë, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën tetë muaj.

Mesfushori i Manhester City-t dhe i kombëtares spanjolle ka qenë në Spanjë këtë javë për t’u vizituar specialistë të ndryshëm dhe në fund ka zgjedhur Dr. Leyes.

Rodri u dëmtua në ndeshjen e pestë të Premier League, të shtunën e kaluar, kundër Arsenalit, në “Etihad”, pas një dueli me Thomas Partey.

Lojtari madrilen do të fillojë procesin e rehabilitimit në ditët në vijim, por gjithçka tregon se ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

E vetmja mundësi që ai të mund të luajë sërish një ndeshje këtë sezon do të ishte në “Final Four” të Ligës së Kombeve, nga 4 deri më 8 qershor, nëse kualifikohet Spanja, ose në Kupën e Botës për Klube, nga 15 qershori deri më 13 korrik me Manchester City-n.

Pep Guardiola doli në konferencën për shtypin para ndeshjes kundër Newcastle dhe foli për operacionin e Rodrit:

"Këtë mëngjes ai operua në ligamentin e tij të kryqëzuar të përparmë dhe meniskun. Sezonin e ardhshëm ai do të jetë me ne. Kjo fushatë tashmë ka përfunduar".

Trajneri i City-t tregoi se ishte shumë i zhgënjyer për atë që ndodhi.

"Fatkeqësisht kemi marrë lajmin më të keq, por ja që ndodhi. Ne do të jemi atje për ta mbështetur dhe për të ecur përpara hap pas hapi."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco