Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet, dhjetëra qytetar në mbështetje të tij te Policia e Tiranës, bllokojnë rrugën

20 gola në tri ndeshje, Kompany: Leverkuseni, provë e madhe për ne

20 gola në tri ndeshje, Kompany: Leverkuseni, provë e madhe për ne

13:33, 27/09/2024

Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje para ndeshjes me Bayer Leverkusenin, trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany, deklaroi:

“Është mirë që të gjithë janë të emocionuar për ndeshjen. Natyrisht do të jetë e rëndësishme, ndaj skuadrës më të mirë të 12 muajve të fundit. Mezi presim të luajmë. Është e qartë se nuk do të jetë e lehtë. Duam të provojmë veten ndaj një kundërshtari të mirë në “Allianz Arena”. Bayerni është gjithmonë favorit. Mezi presim të luajmë kundër kampionëve dhe duam të fitojmë”.

Stili i lojës: “Bayerni gjithmonë dëshiron të jetë sa më dominues. Qasja e ekipit tonë duhet të jetë gjithmonë dominuese. Bayerni duhet të imponojë gjithmonë lojën e tij në ndeshje. Nëse një ekip mund ta parandalojë këtë, atëherë ata meritojnë respekt të madh.”

Bayerni, makineri golash: “Ndeshja e radhës është ajo që ka rëndësi në futboll. Ne kemi shënuar 20 gola në tri ndeshjet e fundit, por është detyra ime të tregoj se çfarë mund të bëjmë më mirë. Gjithçka është e mundur në një ndeshje si ajo kundër Leverkusenit. Ne do të përgatisim skuadrën për të dhënë maksimumin të shtunën.”

Musiala dhe Wirtz: “Të dy më sjellin gëzim të madh si futbolldashës. Prej tyre shkojnë njerëzit në stadium. Jamal Musiala është një faktor i rëndësishëm për lojën tonë”.

Neuer në kombëtare: “Është vendimi tij personal. Ai është shumë i lumtur, është në formë të mirë dhe shpresojmë se do të jetë në formë edhe në të ardhmen. Nuk kemi folur për këtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco