Mourinho: Punoj 12 orë në ditë, nuk kam ardhur për pushime!

Mourinho: Punoj 12 orë në ditë, nuk kam ardhur për pushime!

12:07, 27/09/2024

José Mourinho dhe Fenerbahçe iu përgjigjën në mënyrën më të mirë humbjes përballë Galatasaray-t në Ligën Turke fundjavën e kaluar. “Kanarinat” hynë me këmbën e djathtë në Europa League, duke mposhtur me rezultat 2-1 Saint-Gilloise.

Trajneri portugez e ka drejtuar tashmë Fenerbahçen në 11 ndeshje dhe në konferencë për shtypin u pyet se kur do të hyjë në lojë efekti “Mourinho”, për të cilën trajneri është përgjigjur si më poshtë:

“Gazetarët kanë një efekt në mënyrën se si mendojnë fansat, mënyra se si bëhet biznesi ka të bëjë me këtë. Ndoshta jeni ju ata që duhet të ndryshoni, sepse punoni shumë. Nuk e di sa orë punon, por unë punoj të paktën 12 orë në ditë”.

“Unë fle në ambiente për të mos humbur kohë. Stambolli është një qytet i bukur, por unë nuk kam ardhur me pushime, kam ardhur këtu për të punuar. Të gjithë në klub e bëjnë këtë, ne kemi një ambient të mirë pune”, theksoi trajneri i Fenerbahçes.

“Gjithmonë përpiqem t'ua shpjegoj këtë njerëzve: Unë mund të jem i suksesshëm herë pas here, por kur gjërat shkojnë mirë nuk shkon në Hënë dhe kur gjërat shkojnë keq nuk shkon në ferr. Kjo është filozofia ime. Unë punoj shumë dhe nuk do të shkoj në hënë apo ferr. Ne duam të shkojmë në Hënë, por është shumë larg. Ndonjëherë përpiqen të na çojnë në ferr.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco