Kupa e Botës për Klube/ Kaos total me organizimin e kompeticionit 2025 në SHBA

Kupa e Botës për Klube/ Kaos total me organizimin e kompeticionit 2025 në SHBA

09:54, 27/09/2024

 Kupa e Botës për Klube, e planifikuar për verën e vitit 2025 është një nga ngjarjet më të shumëpritura. Kompeticioni i ri i futbollit, i mbështetur fuqishëm nga FIFA, do të luhet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik të vitit të ardhshëm.

Në fakt, deri më sot, për datat dhe skuadrat pjesëmarrëse nuk ka siguri të plotë. Aq sa disa spekulojnë se gara në fjalë mund të “shembet” në mënyrë dramatike. Ose të paktën të shtyhet. Një nga çështjet kryesore, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, ka të bëjë me caktimin e të drejtave televizive. “Apple” tërhoqi kandidaturën e saj, kështu që FIFA shpalli një tender për vende të cilat, megjithatë, sipas disa burimeve mediatike, praktikisht ishin të braktisura.

Deri më sot, me pak fjalë, Kupa e Botës për Klube nuk ka mbulim televiziv. Për rrjedhojë nuk do të siguronte të ardhurat e pritshme për klubet pjesëmarrëse. Megjithatë, caktimi i të drejtave televizive nuk është pengesa e vetme në rrugën drejt Kupës së re të Botës për Klube.

Për momentin nuk dihen ende stadiumet që duhet t’i presin ndeshjet dhe rrjedhimisht as oraret në të cilat do të luheshin.  FIFA priste të fitonte deri në 4 miliardë dollarë nga Kupa e Botës për Klube, por pa siguri maksimale, sponsorët nuk po investojnë. Sikur të mos mjaftonte kjo, muajt e fundit lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të mëdha nuk i kanë fshehur dyshimet mbi mundësitë fizike për ta luajtur këtë lloj kompeticioni në fund të një sezoni tashmë rraskapitës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco