Shitja e dy titullarëve, klubi i Vllaznisë arkëton shifrën rekord

Shitja e dy titullarëve, klubi i Vllaznisë arkëton shifrën rekord

09:49, 25/09/2024

 

Vllaznia, që nga sezoni i fundit ka humbur 2 titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre.

Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”. 100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli. Në anën tjetër, zbulohet se për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba.

Pavarësisht lëvizjeve, vlen për t’u theksuar se Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco