Guardiola: Rodri, i pazëvendësueshëm, detyra ime të gjej zgjidhje

Guardiola: Rodri, i pazëvendësueshëm, detyra ime të gjej zgjidhje

09:49, 25/09/2024

Pep Guardiola ende nuk e ka marrë veten nga lajmi që tronditi Manchester City-n. Gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, Rodri pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe nuk ka gjasa të luajë përsëri këtë sezon, duke u bërë një mungesë e madhe për katër herë kampionët e Anglisë.

Spanjolli u dëmtua rëndë në pjesën e parë të Man City-Arsenal, duke pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Pas ndeshjes kundër Watfordit, për Kupën e Ligës, të cilën “qytetarët” e fituan 2-1, katalanasi theksoi se mungesa e mesfushorit spanjoll është e pariparueshme.

“Ne ende nuk e kemi kohën e saktë të mungesës së tij, por do të jetë shumë e gjatë, pavarësisht se njerëzit e tjerë na thonë se mund të jetë më e shkurtër se sa pritej.

Për momentin, nuk jam i sigurt, jemi në pritje të analizave më të fundit për të kuptuar se çfarë lloj operacioni do të jetë i nevojshëm.

Ne nuk e donim këtë, por u besoj lojtarëve që kam dhe detyra ime është të gjej një zgjidhje. Rodri është i pazëvendësueshëm, ka kohë që nuk mund të zëvendësosh mesfushorin më të mirë në botë. Është një humbje e madhe për ne, por ky është futbolli. Më duhet të gjej një zgjidhje që të mbetemi konkurrues si vitet e fundit”, përfundoi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco