Neymar nuk ka dilema: 'Topin e Artë' e meriton Vinicius

Neymar nuk ka dilema: 'Topin e Artë' e meriton Vinicius

08:49, 25/09/2024

Vinicius Junior, fitues i Topit të Artë! Ky është parashikimi i prestigjiozes spanjolle Marca për mbrëmjen gala të 28 tetorit, që do të zhvillohet në Paris.

Bota e futbollit tashmë e konsideron sulmuesin e Realit të Madridit si një nga më të mëdhenjtë dhe tani France Football po përgatitet t’i dorëzojë Topi i Artë.

Futbollisti i rritur te Flamengo reflekton qind për qind se çfarë do të thotë të besosh tek mundësitë e tua, të rritesh përballë fatkeqësive për t'u treguar të gjithëve se mundi ka shpërblimin e vet, në këtë rast në formën e arit, atë që secili një nga futbollistët në planetin e futbollit kërkon.

Por, edhe për yllin brazilian Neymar nuk ka dilema. Sipas tij, Vinicius Junior meriton Topin e Artë. “Për mua për këtë vit nuk ka kandidat tjetër më të mirë për të fituar çmimin” – tha Neymar.

Lojtari i Al Hilal shtoi: “Këtë sezon Vinicius ka qenë më i mirë se Mbappé. Ai është një lojtar që përbën përherë rrezik për kundërshtarin”. Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 28 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco