Alen Sherri i pakalueshëm në ndeshjen e debutimit, Kaljari kualifikohet në Kupën e Italisë

Alen Sherri i pakalueshëm në ndeshjen e debutimit, Kaljari kualifikohet në Kupën e Italisë

20:28, 24/09/2024

Alen Sherri ka debutuar me këmbën e mbarë me Kaljarin në Itali.

Ish-gardiani i Egnatias mbajti portën e paprekur, teksa skuadra e tij u kualifikua për në 1/8 e Kupës së Italisë, pasi mposhti 1-0 Kremonesen.

Lapadula shënoi në minutën e 60-të për Kaljarin në një ndeshje që përgjithësisht u dominua nga vendasit.

Në anën tjetër Sherri tregoi siguri në portën e tij, duke treguar aftësitë atëherë kur ishte e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco