Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

A do ta zgjasë fitorja në derbi qëndrimin e Fonsekës te Milani?

A do ta zgjasë fitorja në derbi qëndrimin e Fonsekës te Milani?

19:47, 24/09/2024

Alberto Zakeroni, trajner i skudetos së 16-të të Milanit dhe ish-trajneri i të dy skuadrave të Milanos, komentoi derbin e fituar nga “Djalli” 2-1.

Ai u fokusua në të ardhmen e Fonsekës: “Sa do të zgjasë efekti i suksesit të derbit për Fonsekën nuk kam nga ta di, sepse në krahasim me sezonet e mëparshme te Milani shoh më pak cilësi individuale. Kur fiton, humb vëmendjen. Interi ka gjithmonë ekipin më të mirë, por ata duhet të rifitojnë diçka. Së fundmi nuk po shoh Lautaron që të gjithë njohim, edhe në derbi nuk e pamë shumë prej tij. Ai mbase është i preferuari i trajnerit, por sulmuesit e tjerë kanë më shumë motivim”, u shpreh Zakeroni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco