Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Ramadani në stol, Leccen e eliminon nga Kupa e Italisë skuadra e Serie B

Ramadani në stol, Leccen e eliminon nga Kupa e Italisë skuadra e Serie B

18:13, 24/09/2024

Lecce i ka dhënë lamtumirën shumë shpejt këtij edicioni në Kupën e Italisë, teksa është eliminuar që në raundin e tretë të turneut përballë një klubi të Serisë B, për më tepër në një ndeshje të luajtur në fushën e saj.

Ylber Ramadani, pas situatës së krijuar në fundjavë ku shpërtheu në sharje ndaj trajnerit Goti pas zëvendësimit, këtë herë u la në pankinë në takimin kundër Sasuolos.

Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte klubi i Lecces pasi Sasuolo gjeti golin me Muaremoviç në pjesën e parë dhe me D’Andrea në të dytën, duke siguruar kalimin në turin tjetër.

Ramadani ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina, pasi nuk u aktivizua nga trajneri Goti, teksa debutimin në fushë me fanellën e Lecces e bëri në 10 minuta e fundit Luis Hasa, i afruar gjatë verës në radhët e këtij klubi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco