Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

UEFA i heq ‘San Siro’-s finalen e Champions League

UEFA i heq ‘San Siro’-s finalen e Champions League

17:26, 24/09/2024

UEFA ka bërë prapakthehu dhe sot ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të zhvillojë finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2027 në stadiumin “San Siro” siç kishte miratuar fillimisht.

Vendimi ka dalë nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka hapur edhe një herë procesin për të kërkuar organizatorin e një finaleje të tillë.

Klubet dhe komuna e Milanos nuk kishin rënë dakord mbi projektin e rikonstruksionit të stadiumit, pasi Milani dhe Interi nuk dëshironin të investonin në një impiant i cili sipas tyre duhet rindërtuar nga e para.

Sipas UEFA-s, meqë komuna e Milanos nuk garantonte rikonstruksionin e planifikuar në impiant dhe në zonën përreth, atëherë ishte e pamundur që të planifikohej zhvillimi i një finaleje në vitin 2027.

Kësisoj, i ishte hequr finalja Milanos dhe brenda qershorit 2025 do të caktohej emri i stadiumit të ri që do të zhvillonte këtë sfidë.

Tani italianët po bëjnë maksimumin që të mbajnë këtë finale në Itali, duke e kaluar atë në stadiumin “Olimpico” të Romës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco