Braktisi anijen kur ujërat ishin të trazuara! Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Lina Souloukou

Braktisi anijen kur ujërat ishin të trazuara! Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Lina Souloukou

12:00, 24/09/2024

Kur vendosi të shkarkojë teknikun Daniele De Rossi, Lina Souloukou ndoshta nuk e kishte imagjinuar se kjo do të ngjallte zemërimin e popullit roman. Nga ana tjetër, shkurtimet e shoqërisë kishin filluar disa kohë më parë, por asnjëra nuk kishte shkaktuar një kryengritje popullore. Kërcënimet me vdekje që mori nga tifozëtt përfaqësonin të ashtuquajturën “pika që derdhi gotën”, por nuk ishin arsyeja kryesore e dorëheqjes së saj. Menaxherja greke ishte e vetëdijshme se eksperienca e saj në kryeqytet ishte në fund dhe ajo vetëm i përshpejtoi kohët.

Corriere dello Sport shkruan se mëngjesin e së shtunës, ish-CEO i verdhekuqve mbërriti te Friedkin në rezidencën e tyre zvicerane për të zyrtarizuar fundin e marrëdhënieve. Në realitet, situata ishte e tensionuar me presidencën prej disa kohësh, ndoshta për shkak të keqmenaxhimit të çështjeve Zaleëski dhe Dybala. Veç faktit që Lina nuk kishte dalë mirë në media pas shkarkimit të një punonjësi që ishte viktimë e ‘revenge porn’. Po kështu, punonjësit e klubit verdhekuq kanë punuar në një klimë terrori që kur grekja mori detyrën në prill 2023.

Kontrata e Souloukou do të skadonte në qershor 2025 dhe ajo e dinte mirë se nuk do t’i ofrohej një rinovim. Për këtë arsye, vendosi të largohet duke i cilësuar . Sipas thashethemeve ajo tashmë ka marrë propozime nga sauditët me të cilët ka disa kohë që ka marrëdhënie pune dhe për këtë arsye ka përshpejtuar largimin nga Roma. Tashmë ka nisur gjuetia për zëvendësuesin e saj dhe orët e fundit ka dalë edhe emri i Boban.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco