Kampionati i bilardos, federata publikon shpërblimet qesharake për fituesit

Kampionati i bilardos, federata publikon shpërblimet qesharake për fituesit

11:10, 24/09/2024

Në kuadër të kalendarit vjetor të garave, Federata Shqiptare Bilardos dhe Snookerit do të mbajë këtë fundjavë Kampionatin Kombëtar Individual në disiplinën me 8 gurë. 

Aktiviteti do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shtator në “Arena e Bilardos Tirana” në Kombinat. Federata ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për këtë kompeticion, ndërsa ka publikuar edhe shpërblimet për fituesit, të cilat janë qesharake. Kështu, vendi i parë do të përfitojë 40 mijë lekë, vendi i dytë 20 mijë lekë, vendi i tretë dhe i katërt nga 10 mijë lekë, ndërsa për vendin e pestë do të shkojnë 5 mijë lekë.

Ceremonia e hapjes do të mbahet me 28 shtator në orën 10:00, ndërsa tarifa e regjistrimit për pjesëmarrësit do të jetë 2 mijë lekë për të rriturit dhe falas për bilardistët nën 18 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco