Shkarkimi i Souloukou, Roma me një CEO të përkohshëm

Shkarkimi i Souloukou, Roma me një CEO të përkohshëm

10:55, 24/09/2024

Ditët e fundit në Trigoria (qendra stërvtore e Romës) janë karakterizuar nga ngjarje të shumta të të kushtëzuara nga shkarkimi i De Rossit dhe dorëheqja e Souloukou.

“Tërmeti” mediatik u nxit më pas nga blerja e Evertonit nga Friedkins. Megjithatë, mëngjesin e sotëm mbërriti konfirmimi për emrin e drejtorit të ri të Romës.

Një përpjekje për të ndaluar “gjakderdhjen” e krijuar nga dorëheqja e Lina Souloukou. Sipas “Corriere dello Sport”, pasardhësi i drejtueses greke do të jetë Lorenzo Vitali, një avokat 37-vjeçar me ndikim në ambientin e Romës për trajtimin e shumë çështjeve të mprehta muajt e fundit.

Një zgjedhje që duket e përkohshme, pasi më vonë do të emërohet një tjetër person për një projekt afatgjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco