Detajet e kontratës/ Pesë gola të talentit brazilian i kushtojnë Realit 1.5 milionë euro

Detajet e kontratës/ Pesë gola të talentit brazilian i kushtojnë Realit 1.5 milionë euro

10:23, 24/09/2024

Më 15 dhjetor 2022, Reali i Madridit zyrtarizoi blerjen e talentit brazilian, Endrick. Drejtuesit e “Los Blancos” arritën një marrëveshje transferimi me Palmeirasin për rreth 35 milionë euro, shumë e cila mund të arrijë në 60 milionë në varësi të arritjes së disa objektivave nga sulmuesi i ri.

Joao Paulo Sampaio, drejtor i akademisë së të rinjve të Palmeirasit dhe zbulues i Endrick, ka zbuluar detaje të marrëveshjes në programin 'El Chiringuito'.

"Me të gjitha objektivat dhe normat çmimi i tij mund të arrijë deri në 72 milionë. Klauzolat janë për gola dhe asistime. 5 gola të tij i kushtojnë Realit 1.5 milionë euro... Deri në 60 milionë euro në total”, ka shpjeguar zbuluesi i Endrick.

Joao Paulo Sampaio shpjegoi se "nëse Endrick fiton Topin e Artë, mendoj se nuk ka asnjë klauzolë".

Ai zbuloi gjithashtu se për talentin brazilian u interesuan shumë klube të mëdha në Evropë.

"Reali i Madridit ka një brazilian, Juni Calafat, i cili drejton një ekip zbuluesish talentesh në Brazil. Chelsea dhe ekipet e tjera e morën babanë e Endrick-ut në Londër. Por kur pa se ishte opsion edhe Reali, ai zgjodhi Madridin”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco